Aktivitete

Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor me temë “Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 në Durrës, Shqipëri: Sizmiciteti Rajonal, Gjeodinamika Rajonale dhe Rreziku Sizmik”, (ISDE-2023)”

Oorganizuar nga IGJEO, “Albanian Association of Earthquake Engineering (SSIS-AAEE)” dhe “Empowerment Project Foundation (EMPRO), Tirana, Albania” mbajtur në datat 28-29 Mars 2023, në Hotel Tirana International Hotel & Conference Centre, Tiranë. Prezantoi dhe nje nga shkencëtaret më të njohur nga USA, Mark Peterson, që ka një emër shumë të madh në arenën ndërkombëtare në fushën e rrezikut të sizmologjisë/tërmeteve si dhe shumë emrave të tjerë të njohur në Europë dhe më gjerë. Nje prezantim me shume vlere mbajti Prof. Arben Pitarka i cili ishte dhe kontributor kryesor ne organizimin e Simpoziumit. Gjatë punimeve të Simpoziumit u mbajtën prezantime nga studimet më të fundit në lidhje me tërmetet dhe fushën e sizmologjisë në vend dhe në rajon. Rëndësi e veçantë iu dha Hartave Sizmike të publikuara nga IGJEO, prezantuar nga Prof. Llambro Duni; Prof. Ylber Muceku; Prof. Neki Kuka dhe stafe te reja te Igeo, si Dr. Anila Xhahysa apo koleg shqiptar me studime ne Europe si Dr. Enes Veliu.

Pati gjithashtu disa prezantime ne lidhje me menaxhimin bashkohor te situatave pas termeteve prej Prof. Mihail Garevski;
Stephane Bryle dhe Agim Seranaj.

Adresa

Rruga Rr. "Hysni Gërbolli", Zona Kadastrale 8310, kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Na Kontaktoni

(+355) 68 20 73 409
info@ssis.org.al

Oraret

H-P: 9:00 - 17:00
Sh-D: Mbyllur

Na Ndiqni