Bazuar ne Statutin e “S.S.I.S-A.A.E.E”, si anëtarë të rregullt të “S.S.I.S – A.A.E.E” mund të jenë Inxhinierët e Ndërtimit të liçencuar të Shqipërisë të cilët:

  1. a) Kanë të paktën 1 (një) publikim në një revistë shkencore në fushën e inxhinierisë së tërmeteve ose
  2. b) Kanë së paku 1 (një) pjesëmarrje me prezantimin e një punimi në një konferencë për inxhinierinë e tërmeteve, organizuar nga I.A.E.E., E.A.E.E., ose në evente të tjera të ngjashme, ose
  3. c) Kanë të paktën 10 (dhjetë) vjet eksperiencë të dokumentuar në projektimin anti – sizmik ose Sizmologjisë Inxhinierike.

 

Për të Aplikuar për anëtarësim, duhen plotësuar dokumentat si më poshtë:

  1. FORMULAR PËR ANETARËSIM INDIVIDUAL (për tu shkarkuar në seksionin “Anëtarësime”)
  2. Curriculum Vitae
  3. Dokumentimi i aktivitetit profesional projektues (Liçenca Profesionale) dhe/ose i aktivitetit kërkimor shkencor (publikim/e në revistë shkencore në fushën e inxhinierisë së tërmeteve ose pjesëmarrje me prezantime në konferenca për inxhinierinë e tërmeteve, organizuar nga I.A.E.E., E.A.E.E., ose në evente të tjera të ngjashme)
  4. Kopje e ID

Adresa

Rruga Rr. "Hysni Gërbolli", Zona Kadastrale 8310, kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Na Kontaktoni

(+355) 68 20 73 409
info@ssis.org.al

Oraret

H-P: 9:00 - 17:00
Sh-D: Mbyllur

Na Ndiqni