Bazuar ne Statutin e “S.S.I.S-A.A.E.E”, si anëtarë të rregullt të “S.S.I.S – A.A.E.E” mund të jenë Inxhinierët e Ndërtimit të liçencuar të Shqipërisë të cilët:
- a) Kanë të paktën 1 (një) publikim në një revistë shkencore në fushën e inxhinierisë së tërmeteve ose
- b) Kanë së paku 1 (një) pjesëmarrje me prezantimin e një punimi në një konferencë për inxhinierinë e tërmeteve, organizuar nga I.A.E.E., E.A.E.E., ose në evente të tjera të ngjashme, ose
- c) Kanë të paktën 10 (dhjetë) vjet eksperiencë të dokumentuar në projektimin anti – sizmik ose Sizmologjisë Inxhinierike.
Për të Aplikuar për anëtarësim, duhen plotësuar dokumentat si më poshtë:
- FORMULAR PËR ANETARËSIM INDIVIDUAL (për tu shkarkuar në seksionin “Anëtarësime”)
- Curriculum Vitae
- Dokumentimi i aktivitetit profesional projektues (Liçenca Profesionale) dhe/ose i aktivitetit kërkimor shkencor (publikim/e në revistë shkencore në fushën e inxhinierisë së tërmeteve ose pjesëmarrje me prezantime në konferenca për inxhinierinë e tërmeteve, organizuar nga I.A.E.E., E.A.E.E., ose në evente të tjera të ngjashme)
- Kopje e ID