Për Krijimin e Shoqatës Shqiptare të Inxhinierisë Sizmike (S.S.I.S) – Albanian Association of Earthquake Engineering (A.A.E.E)”

Në muajin Dhjetor të vitit  2019, në Tiranë u themelua organizata jofitimprurëse “Shoqata Shqiptare e Inxhinierisë Sizmike (S.S.I.S) – Albanian Association of Earthquake Engineering (A.A.E.E)”.

Tërmeti i 26 Nëntorit, bëri që të finalizohej një iniciativë e diskutuar prej kohësh nga profesionistët e fushës për krijimin e kësaj Shoqate shumë të nevojshme për kushtet pas tërmetit.

Shoqata (S.S.I.S) – (A.A.E.E),  nën drejtimin e kryetarit Inxh. Agim Seranaj dhe nën kryetarit Inxh. Frederik Lena, së shpejti do të antarësohet në Shoqatën Europiane të Inxhinierisë Sizmike (European Association for Earthquake Engineering EAEE) duke ju bashkuar 33 Shoqatave kombëtare homologe.

Qëllimi i Shoqatës  i shprehur në Statutit e saj, ndër të tjera është: Promovimi i zhvillimeve dhe aplikimeve shkencore dhe teknologjike në fushën e Inxhinierisë së Tërmeteve, përmes bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet e tjera në vendin tonë; pjesmarrja në rishikimet e Kodit Shqiptar për projektimin antisizmik dhe dhënie e kontributit në zvogëlimin e rrezikut sizmik në Shqipëri; bashkëpunimi me shoqatat kombëtarë homologe, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, dhe pjesëmarrjeve në konferencat ndërkombëtare për Inxhinierinë e Tërmeteve.

Për më shumë vizitoni faqen zyrtare në internet: www.ssis.org.al.

Address

Rruga Rr. "Hysni Gërbolli", Zona Kadastrale 8310, kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Contact Us

(+355) 68 20 73 409
info@ssis.org.al

Hours

M-F: 9:00 - 17:00
S-S: Closed

Follow us