SHOQATA SHQIPTARE E INXHINIERISË SIZMIKE
Albanian Association of Earthquake Engineering
ISDE-2023
INTERNATIONAL SYMPOSIUM ON THE 2019 DURRËS EARTHQUAKE AND SEISMIC HAZARD IN ALBANIA (ISDE-2023)
Workshop per izolimin sizmik te strukturave
Shoqata Japoneze e Izolimit Sizmik në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Inxhinierisë Sizmike organizon workshop-in me tematikë “Izolimi Sizmik i Strukturave”
Kurs Trainimi per Inxhinieret dhe Sizmologet e rinj
Komiteti Lokal Organizues i Konferences se Trete Europiane per Inxhinierine e Termeteve dhe Sizmologjine, zhvillon kete kurs trainues prane “Universitetit Teknik te Inxhinierise se Ndertimit” Bukuresht dhe “Institutit Kombetar per Fiziken e Tokes”.
Rreth Nesh
“Shoqata Shqiptare e Inxhinierisë Sizmike (S.S.I.S) – Albanian Association of Earthquake Engineering (A.A.E.E)”, dhe emërtohet shkurt “S.S.I.S – A.A.E.E”.
“S.S.I.S – A.A.E.E” është person juridik jo-politik, e i pavarur, që ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore e në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.
Statuti
“S.S.I.S – A.A.E.E” është themeluar si bashkim vullnetar i Inxhinierëve të Ndërtimit, Profesorëve, Studiuesve, Shkencëtarëve në fushën e inxhinierisë sizmike dhe punonjësve të tjerë në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, pa dallim të përkatësive politike e partiake, të bindjeve ideologjike dhe besimeve fetare.
Organi vendim-marrës i SHOQATËS “S.S.I.S – A.A.E.E” është Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve.
01
Shtrirja Territoriale
“S.S.I.S – A.A.E.E” zhvillon aktivitetin e saj pa kufizim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Organizata mund të themelojë degë të tij në qendër ose në çdo njësi tjetër administrativo-territoriale të Shqipërisë, njëkohësisht mund të themelojë degë ose filiale edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
02
Kohëzgjatja
Kohëzgjatja e aktivitetit të “S.S.I.S – A.A.E.E” është e pakufizuar. Asambleja e Pergjithshme e Anëtarve mund të vendosë me ndryshimin, mbarimin ose mbylljen e “S.S.I.S – A.A.E.E”. Në këtë rast zbatohen të gjitha proçedurat ligjore në fuqi.
Rreth Nesh
Qëllimi dhe Objektivat
1- Bashkëpunimi me Shoqatat Ndërkombëtare të lartpërmendura, nga të cilat kjo shoqatë bëhet anëtare sipas statuteve të tyre.
2- Bashkëpunimi me anëtarët kombëtarë të këtyre shoqatave, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, vizitave etj.
3- Promovimi i zhvillimeve dhe aplikimeve shkencore dhe teknologjike në fushën e Inxhinierisë së Tërmeteve në vendin tonë, përmes hulumtimeve, publikimeve, bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet e tjera, duke mbajtur një bibliotekë dhe arkiva nëpërmjet organizimit të konferencave, seminareve , leksioneve
4- Pjesëmarrja zyrtare në konferencat ndërkombëtare për Inxhinierinë e Tërmeteve dhe organizimi i konferencave të ngjashme në Shqipëri.
5- Pjesëmarrjen në rishikimet e Kodit Shqiptar për projektimin anti – sizmik, kur është e nevojshme, dhe dhënia e kontributit në zvogëlimin e rrezikut të tërmetit, në përgjithësi.
6- Zhvillimi i frymës së bashkëpunimit dhe mbrojtjes së statusit shkencor dhe profesional të anëtarëve të tij.
7- Përzgjedhja dhe emërimi i përfaqësuesve në I.A.E.E. dhe E.A.E.E., dhe të anëtarëve për grupet punuese të këtyre shoqatave.
8- Përgatitja e projekteve të përbashkëta për shtrirjen e bashkëpunimit teknik midis anëtarëve të tij me tema rreth inxhinierisë së tërmeteve.
9- Kryerja e hetimeve dhe hulumtimeve për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve nëpërmjet krijimit të grupeve të punës brenda shoqatës ose përmes ekspertëve dhe konsulentëve
10- Organizimi i prodhimit dhe shpërndarjes së të gjitha llojeve të artikujve informues dhe materialeve edukative.
11- Marrja ose dhënia e donacioneve dhe ndihmave në përputhje me Ligjin për pranimin e donacioneve dhe statuteve.
12- Çdo aktivitet tjetër që lidhet me Inxhinierinë e Tërmeteve nga pikëpamja shkencore (teorike ose e aplikuar), brenda synimeve të Dhomës së Tregtisë Shqiptare, I.A.E.E. dhe E.A.E.E.